Në grykëderdhjen e lumit Drin në Lezhë mbetjet paraqesin një situatë mjaft alarmante.
Dora e njeriut vijon që të jetë një ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit, kësaj here me hedhjen e mbeturinave në lumenj.
Specialisti i mjedisit Jak Gjini bën me dije për Top Channel se situata është mjaft alarmante, pasi dëmi nuk është vetëm për shëndetin dhe gjallesat në këtë zone, pasi malet me mbeturina shëmtojnë bukurinë e kësaj zone.