Vendosni fjalën kyçe....

Nike ndryshon politikat për atletet shtatzëna, s’ka më penalizime


Gjashtë herë fituesja e medaljes së artë, Allyson Felix, thotë se atletet femra nuk do të penalizohen më financiarisht vetëm pse duan të bëhen me fëmijë “pasi Nike ndryshoi kontratat për atletet shtatzëna”.

Në një letër të publikuar nga Felix në mediat sociale,thuhet se Nike nuk do të “aplikojë më ulje të lidhura me performancën” për 18 muaj nëse një atlete mbetet shtatzënë.

Sjellim ndërmend se vajza  e atletes Felix Camryn lindi para kohe në nëntor. Në maj, thuhej se Nike donte ta paguante 70% më pak pasi u bë nënë.

“Unë i kërkova Nike të garantonte me kontratë që nuk do të ndëshkohesha nëse nuk do të bëja më të mirën time në muajt afër lindjes së fëmijës.”, tha Felix Camryn në atë kohë, citon “BBC“.

“Doja të vendosja një standard të ri. Nëse unë, një nga atletet më të tregtuara të Nike, nuk mund t’i siguroja këto mbrojtje, kush mund ta bënte? Nike nuk pranoi”, përfundoi ajo.

Felix u kthye në gara në korrik në Kampionatin Kombëtar të SHBA. Pas takimit, ajo vendosi të mos rinovojë kontratën e saj me Nike dhe u bashkua me kompaninë e g veshjeve atletike të grave Athleta.

Por pas kritikave me të cilat është përballur, Nike mesa duket ka ndryshuar mendim. Në media sociale të premten, Felix postoi një fotografi të letrës së Nike duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Zërat tanë kanë fuqi.”

Me ndryshimin e politikave, sportistet femra nuk do të penalizohen më financiarisht ppse janë shtatzënë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *