Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin P.Q., 57 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.
Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë ka bërë arrestimin e tij pasi mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta 57 vjeçari dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë shtetasin M.B., 56 vjeç, banues në Gjirokastër.
Nga hetimet e kryera, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit J.B., 31 vjeç dhe J.Q., 28 vjeç, pasi nga konflikti në fjalë, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.