Vendosni fjalën kyçe....

Rama e rreshtoi pro artistëve për shembjen e Teatrit, reagon Kondi: Jam cituar jo plotësisht, qëndroj larg debatit për godinën


Aktorja Marjana Kondi ka reaguar pasi kryeministri nëpërmjet një postimi e rreshtoi me artistët që është pro shembjes së Teatrit Kombëtar. Pas këtij postimi të Kryeministrit Rama, aktorja në reagimin e saj thotë se nuk është cituar plotësisht nga kreu i qeverisë për Teatrin.

Kondi në reagimin e saj thotë se ajo është larguar nga Teatri vetëm pasi kërkoi kushte më të mira.

Gjithashtu, aktorja shkruan se nuk do që të përdoret politikisht në qëndrimin e saj për Teatrin dhe se në një kohë të mëvonshme do të shohë të arsyeshme të ndërhyrë.

Postimi i plotë:

Unë vlej !

Jam aktorja dhe punonjësja e parë e cila në vitin 2014 reformoi Teatrin Kombëtar duke më larguar nga puna ( arsyet e së cilës i di vetëm drejtuesi i institucionit)

Jam aktorja që Shteti Shqiptar dëmshpërbleu me XX000000 lekë për largimin tim të padrejtë nga puna.

Jam aktorja që sot Kryeministri i Shqipërisë më dedikon një status në faqen e tij.

Jam aktorja që konsiderohem nga një Kryeministër Artist si një ndër artistet që ka mbledhur më shumë duartrokitje në skenën e Teatrit Kombëtar.

Shoh që jam cituar por jo plotësisht, zakon i vjetër i politikës që në rastin më të mirë e thotë të vërtetën përgjysmë dhe kjo e bën atë të gënjeshtërt. Kryeministri apo çdo palë politike duhet t’i citojë dhe referojë artistët në gjithë të vërtetën e tyre dhe e vërteta ime është që pasi kam kërkuar kushte, më kanë larguar nga puna në teatrin kombëtar, pikërisht unë që Kryeministri thotë që jam duartrokitur shumë.
Jam distancuar nga debati për teatrin dhe do të përfshihem kur të shoh që mendimi i artistit vërtetë vlen për teatrin dhe jo për përdorim politik.

Unë vlej !
Vlej sa gjithë duartrokitjet e publikut tim.

Postimi i kryeministrit Rama:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *