Vendosni fjalën kyçe....

“S’doja ti lija të iknin, më kanë tërhequr zvarrë”, zbulohet dëshmia e Mihal Kokëdhimës para gjykatës


Zbulohet dëshmia para trupit gjykues e Mihal Kokëdhimës, pronarit të lokalit në Porto Palermo, ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë.

Kokëdhima tha se ai thjesht nuk kishte dashur t’i linin të largoheshin pa paguar. Ai tha se kishte telefonuar policinë për këtë, por policia nuk i ishte përgjigjur dhe ai u kishte dalë para për t’i ndaluar. Por furgoni e kishte tërhequr zvarrë.

“Mora ne telefon policine sepse iken pa paguar, e kam te faktuar, Policia nuk u pergjigje. U dola para, me qelluan me furgon, nuk doja t’i lija te iknin. Me kane terhequr zvarr. Mezi po mbahesha te makina. Cfare te beja une, makina ishte ne ecje, po te hidhesha do vritesha, u kerkoja te ndalonin. Cfare do tu beja une atyre? Ata ishin 8 veta, nuk kisha asnje arme te ftohte asgje. Kam pasur vetem telefonin me vete.

Isha ne punen time, me kane bere sikur jam kriminel. Asnjerin nga ata nuk e kam prekur me dore. Asnje. Doja vetem leket e mia. Ma kane kthyer ceshtjen politike. Po me bejne gjyq publik”., tha Kokëdhima.

Kokëdhima tha se ai nuk e kishte thyer xhamin për t’i dëmtuar turistët, por për t’u mbajtur për vete.

“Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur. Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj”, janë fjalët e tij.

Pala mbrojtëse kërkon vendosjen e garancisë pasurore dhe ndjekje në gjendje të lirë. Kokëdhima doli sot para gjykatës, ku pritet të jepet vendimi për të.

Kokëdhima u arrestua pasi goditi furgonin e një grupi spanjollësh që kishin drekuar në restorantin e tij.

Pas pakënaqësisë së turistëve për shërbimin, ata kërkuan të largoheshin pa paguar. Por Kokëdhima shpërtheu duke i ndjekur nga pas. Kokëdhima akuzohet për “kanosje”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *