Partizani dhe Kukësi do të pëballen midis tyre në finalen e Superkupës së Shqipërisë ditën e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të dyja ekipet, vijnë me trajnerë të rinj nga sezoni i shkuar i Superiores, po ashtu edhe ekipet respektive kanë pësuar ndryshime në reparte të caktuara.
Tekniku Lerda, vjen në këtë takim me formacionin 3-5-2, si edhe me të njëjtët lojtarë që luajtën ndaj Sherifit të Tiraspolit, në takimin e vlefshëm për turin e dytë të Europa League.
Nga ana tjetër, trajneri Shpëtim Duro, ka hedhur në fushë menjëherë blerje të verës, si Avdyli, Kotobelli, Musta apo Gavazaj.
19:00 | Partizani-Kukësi
FORMACIONET
PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Kordeiro, Mala, Telushi, Broja, Trashi, Asani, Solomon. Trajner: Franko Lerda.
KUKËSI: Avdyli, Teqja, Musta, Maliqi, Kotobelli, Musolli, Rroca, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.