Zemrat e derrit të modifikuara së shpejti mund të përdoren për transplantime njerëzore. “RT” shkruan se sipas kirurgut pionier që kreu transplantimin e parë në Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë, kjo mund të ndodhë brenda vetëm tre vitesh.
Mjeku Sir Terence English tha se do të përpiqet të zëvendësojë një veshkë njerëzore me veshkën e derrit më vonë gjatë këtij viti.
Eksperti beson se kjo mund të krijojë bazat për transplantime më të ndërlikuara të organeve të kafshëve në trupat njerëzorë – një proces i quajtur “ksenotransplantimi”.
87-vjeçari tha: “Nëse rezultati i ksenotransplantimit është i kënaqshëm me veshkat e derrit tek njerëzit, ka të ngjarë që dhe zemrat të përdoren me efekte pozitive te njerëzit brenda disa viteve. Nëse funksionon me një veshkë, do të funksionojë me zemër … Kjo do ta transformojë çështjen”.
Zemrat e derrave kanë një anatomi të ngjashme me ato të njerëzve, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e trajtimeve të reja.
Dështimi i zemrës konsiderohet një pandemi globale, me të paktën 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën.