Një britanik ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë, pasi arriti të kapte një shpejtësi prej 280 km/h me një biçikletë të modifikuar.
45-vjeçari Neil Campbell arriti të thyejë me 11 km/h rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 1995, pasi lidhi biçikletën e tij pas një Prorche. Ishte realizimi i një ëndrre 25-vjeçare për arkitektin, i cili la kompaninë ku punonte dhe shpenzoi mijëra dollarë për të ndërtuar një biçikletë që ishte në gjendje të arrinte në këtë shpejtësi.
“Nuk e mendoja se do t’ia dilnim, sepse gjatë provave nuk na eci shumë mirë”, tha Campbell për CNN. “Gjatë gjithë kohës të duket sikur do të përplasesh”.
Biçikleta e tij ka kushtuar rreth 18 000 dollarë dhe është ndërtuar me fibra karboni. Synimi i tij i ardhshëm është të përmirësojë rekordin, në shkretëtirën e kripur të Bonvil, Jutah, ku shpreson të arrijë 321 km/h.