Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2010. Shqiptëria në të gjitha raportet e fundit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtarë, është paralajmëruar për fshehje të situatës fiskale të vendit, për borxh publik të ‘maskuar’ nëpërmjet koncesioneve.
E njëjta gjë ndodh edhe me këtë raport të DASH, ku thuhet se Shqipëria plotëson minimumin më të ulët të transparencës fiskale. Vendi ynë renditet krahas vendeve si: Afganistan, Armeni dhe Bosnje-Hercegovinë.
Ky raport përshkruan kërkesat minimale të transparencës fiskale të zhvilluara, azhurnuar dhe forcuar nga Departamenti në konsultim me agjencitë e tjera federale përkatëse. Ai rishikon qeveritë që u identifikuan fillimisht në Raportin e Transparencës Fiskale të 2014.
Raporti vlerëson ato që nuk plotësuan kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe tregon nëse ato qeveri kanë bërë përparim drejt përmbushjes së kërkesave gjatë periudhës së rishikimit nga 1 Janari-31 Dhjetor 2018.
Duket se Shqipëria nuk ka bërë përparim në këtë fushë, pasi bën pjesë tek vendet të cilat kanë një minimum kriteri të transparencës fiskale. Shqipëria renditet tek vendet të cilave u kërkohet që të marrin me seriozitet procesin e transparencës fiskale duke informuar publikun për investimet e bëra.
Në këtë listë janë 74 vende të cilat kanë një minimum kriteri për transparencën fiskale. Kjo situatë nevojitet të ndryshohet më domosdoshmëri.
Departamenti arriti në përfundimin se, nga 140 qeveritë e vlerësuara, 67 prej tyre nuk i plotësonin kërkesat minimale të transparencës fiskale. Sidoqoftë nga këto 67, 13 qeveri kanë bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale.
Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme që kanë përmbushur kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2019: Afganistan, Shqipëri, Argjentinë, Armenia, Bosnjë dhe Hercegovinë, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Cabo Verde, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Côte d ‘Ivoire, Kroacia, Republika Czecheke, El Salvador, Estonia, Fixhi, Xhorxhia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Honduras, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika Kirgistan, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Ishujt Marshall, Mauritius, Meksika, Mikronezia, Moldavia, Mongolia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepal, Maqedonia e Veriut (ish Republika e Maqedonisë), Panama, Paraguai, Peru, Filipine, Poloni, Portugali, Rumani, etj. Senegali, Serbia, Seychelles, Sierra Leone, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tajlanda, Timor-Leste, Tonga, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.