Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Drejtori i Kadastrës bën divorc fals, detyron qytetarët të shkojnë gruaja e tij notere


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga Fieri, i cili ankohet për drejtorin e Kadastrës, Ervin Bushi.

“Akuza të rënda për korrrupsion për narkodrejtorin e Kadastrës së Fierit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. “, shkruan Berisha.

Qytetari thotë se Bushi i detyron njerëzit të kryejnë të gjitha veprimet noteriale te gruaja e tij që e ka notere.

Por Bushi rezulton i ndarë nga bashkëshortja me vendim gjykate. Qytetari thotë se ndarja e Bushit me gruan është fiktive, vetëm për të gënjyer se s’ka lidhje me noterinë.

“Përshëndetje Doktor! Dua të bëj një denoncim për Ervin Bushin, drejtor i Aluiznit dhe i kadastrës së qytetit të Fierit.

Mënxyrat e këtij njeriu nuk kanë të sosur ndaj qytetarëve fierakë. Si fillim po e nis me një vendim gjykate që flet për ndarjen e tij nga gruaja që e ka notere. Gjasme ndarje. Vendimin e gjykatës po e nis edhe këtu, por është e kollajt për ta gjet në faqen gjykata civile Fier.

Ky mostruozi me kollare, fodull fshatar i poshtër, Bushi ka bo një ndarje fiktive nga gruaja e tij duke qenë se ajo është notere dhe ka konflikt interesi, duke qenë se të gjitha deklaratat noteriale, skuthat dhe spiunat e tij i detyrojnë qytetarët e shkretë për të shkuar të gjithë të gruaja notere ; Merr një hap për të hedhur hi syve njerëzve se është ndarë me vendim gjykate me gruan dhe nuk ka punë me Noterinë.

Tashmë ai i detyron të gjithë të shkojnë të bëjnë dhe kontratat e ndryshme duke qenë se u rrit në pozicion dhe u bo pseudo drejtor i Kadastrës së Fierit. Ky po i pi gjakun njerëzve. Të lutem publikoheni se në Fier e di i madh dhe i vogël se çfarë njeriu është.”, shkruan qytetari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *