Zbulohet një granatë dore që mendohet se i përket Luftës së Parë Botërore gjatë gërmimeve në parkun arkeologjik të Apolonisë.
Pranë vendit ku është gjetur granata kanë shkuar forcat policore dhe i gjithë territori është rrethuar me perimetër sigurie. Granata pritet të demontohet nga forcat xheniere.
Ne vendin e ngjarjes ndodhet edhe ekspedita franceze e cila po merret me gërmimet në këtë zonë.