Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të lumit Devoll në Gramsh. Mësohet se viktima është identifikuar si Besnik Tabaku, 53-vjeç.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Tabakut, por familjarët kanë konfirmuar se është larguar ditën e djeshme nga shtëpia rreth orës 17:00 dhe nuk ishte kthyer më.
Paraprakisht policia thotë se në trupin e 53-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.