Policia ka ndaluar dy të rinj në Gramsh pasi i kanë zënë pritë oficerit të policisë pasi ky i fundit një ditë më parë i kishte shoqëruar në komisariat.
Të rinjtë e ndaluar nga policia janë E.Sh 25 vjeç dhe K.B 24-vjeç me banim në Gramsh.
Të dy të rinjtë përballen me akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe prishje e qetsisë publike.
Njoftimi i policisë:
Gramsh
I zë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat një natë më parë, por vihet në pranga bashkë me shokun e tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E.Sh., 25 vjeç, dhe K.B., 24 vjeç, tê dy banues në Gramsh.
25 vjeçari ishte shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa të tjetër gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh dhe në përfundim të veprimeve është lënë i lirë. Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin gjatë ditës së sotme i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat dhe kanë tentuar ta godasin për shkak të detyrës.
Në ndihmë të punonjësit të policisë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme duke bërë shoqërimin dhe më pas arrestimin e tyre për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Si dhe për veprën penale ” Prishja e qetësisë publike” për shtetasin E.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.