Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis në pyll në Shëngjergj – Arrestohet 55-vjeçari, në kërkim i biri


Një 55-vjeçar në Tiranë ka përfunduar në pranga ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim. Babë e bir akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.

Uniformat blu dyshojnë se 55-vjeçari me inicialet N. A., lindur dhe banues në fshatin Fag, si dhe djali i tij me inicialet E.A. janë autorët.

“Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Fag”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga 55-vjeçari, ndërsa djali i tij shpallet në kërkim, si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit: 
N. A. 55 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Fag, të Njësisë Administrative Shëngjergj, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu kanë shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin E.A.

Arrestimi i këtij shtetasi dhe shpallja në kërkim e djalit të tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e policisë për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, në brendësi të pyllit të fshatit Fag, janë konstatuar të mbjella fidanë kanabis.

Si rezultat i punës hetimore dhe provave ligjore të sekuestruara në vendin e ngjarjes, dyshohet se babë e bir janë autorë të kësaj vepre penale.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *