Në mbledhjen e sotme ku u ngrit Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ishte një zyrtare e cila u largua nga mbledhja teksa mediat transmetonin live.
Bëhet fjalë për kryetaren e këshillit të qarkut Shkodër dhe njëherësh nënkryetaren e PD-së, Greta Bardeli. Ajo u fut në sallë duke u prishur socialistëve atmosferën ceremoniale dhe tha: “Është turp, hipokrizi dhe paligjshmëri e gjithë kjo që ju po bëni. Do mbani përgjegjësi”.
Bardeli theksoi se kjo mbledhje është antiligjore dhe jashtë parashikimeve kushtetuese. Ajo shtoi se organizatorët e kësaj mbledhjeje do të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit për të gjitha aktet e ndërmarra.
Për shkak të Bardelit, mbledhja u ndërpre për disa çaste dhe mediat transmetuan deklaratat e kryetares së Këshillit ende në detyrë. Pasi tha ç’kishte për të thënë, Bardleli e braktisi mbledhjen duke i lënë një shije të hidhur të pranishmëve.
Pas largimit të Bardelit mbledhja vazhdoi dhe Briseida Kadia u zgjodh kryetare e Këshillit Bashkiak me 47 vota.