Policia e Elbasanit ka arrestuar një djalë të ri, pas akuzave se ai ka qenë duke qarkulluar me armë zjarri nëpër qytet.
25-vjeçari me inicialet A.Z, u ndalua në automjet ku iu gjet krahas pistoletës, edhe disa fishekë që i mbante në çantën e dorës, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Goditet një tjetër rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari . Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga qytetarët se një person qarkullonte me automjetet dhe dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë u bë e mundur lokalizimi dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të drejtuesit të automjetit, në lagjen “28 Nëntori”, i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
A.Z., 25 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.”, thuhet në njoftimin e policisë.