Vendosni fjalën kyçe....

Lituania ble 1 milionë dollarë pilula jodi, shkak centrali bërthamor në Bjellorusi


Lituania ka thënë se pret që të pranojë më shumë se 4 milionë pilula të jodit, teksa shteti fqinj, Bjellorusia, është duke planifikuar të verë në punë centralin e parë bërthamor gjatë vitit.

Qeveria lituaneze ka thënë se pilulat, që vlerësohet se kanë vlerën e 1 milion dollarëve, do të prodhohen brenda një muaji, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Associated Pres.

Ato më pas pritet t’iu dorëzohen qytetarëve në rast të rrezatimit, që mund të rrjedhë nga centrali bërthamor, Astravets, i cili është ndërtuar me ndihmën e Rusisë, vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit lituanez, Vilnius.

Jodi zakonisht përdoret për të mbrojtur gjëndrën tiroide nga disa lloje të rrezatimit.

Reaktori i parë i centralit bëthamor pritet t’i shqyrtohet procesit vlerësues në fund të vitit, derisa i dyti më 2020.

Qeveria e Lituanisë ka rritur shqetësime për sigurinë e kësaj zone bërthamore dhe ka njoftuar se planifikon të blejë pilula të jodit, si shenjë përgatitjeje për testimet e ardhshme.

Ministria e Brendshme e këtij shteti ka thënë se janë duke formuar planet për evakuim dhe janë duke testuar alarmet për urgjencë.

Vendi baltik me 2.8 milionë banorë, ka mbyllur centralet bërthamore 10 vjet më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *