Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Ademit: E lumtur që shkodranët i dhanë shembullin gjithë shqiptarëve


Pas mbledhjes për krijimin e Këshillit të ri Bashkiak në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi ka dalë në një deklaratë për mediat ku është shprehur se Shkodra dha sot një mësim për gjithë shqiptarët.

Ademi tha se do të vijojë të drejtojë bashkinë, deri kur më në fund të krijohet mundësia që të gjithë qytetarët jo vetëm shkodranë, të zgjedhin të lirë.

“Të gjithë qytetarët janë njoftuar që të rrijnë në sallën e Bashkisë edhe pse mund të kenë qenë pak ngusht.

Unë dua të filloj me një falenderim për të gjithë banorët e qytetit dhe rrethinave të Shkodrës, drejtues të policisë të cilët edhe sot mbrojtën qytetin.

Bashkia e Shkodrës është bashkia e qytetarëve të Shkodrës, dhe e akusjt tjetër dhe të gjithë bashkë kemi detyrën ta mbrojmë ta duam dhe ta mbajmë vendin tonë. Dhe Shkodra më shumë se kush e ka demostruar këtë. Jam e lumtur që qytetarët e Shkodrës i kanë dhënë shembullin gjithë qytetarëve shqiptarë se votimet e 30 qershorit, një farsë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë do të zhbëhen.

Dhe sot në mbledhjen politike farsë, kurrsesi askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo çfarë ka ndodhur sot në Shkodër do të zbëhet. Nuk mund të lejojmë një uzurpator të uzurpojë qytetin dhe Shqipërinë.

Unë nuk lodhem së falenderuari sepse Shkodra meriton shumë. Meriton këtë vlerësim që ne ia bëjmë tokës dhe vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi bashkë dhe ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësin e madhe që të jem kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri në momentin sa më të shpejtë për të gjithë ne, ku ne shqiptarët, shkodranët të sigurojmë zgjedhje të vërteta, të rregullta dhe të gjithë të mund të zgjedhim të lirë.– tha Voltana Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *