Vendosni fjalën kyçe....

Nisin protestat në Shkodër kundër konstituimit të këshillit bashkiak


Kanë nisur protestat e paralajmëruara nga PD në Shkodër, kundër konstituimit të Këshillit të ri bashkiak. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur jashtë prefekturës ndërsa më vonë do të zhvendosen drejt ambienteve ku do të nisë mbledhja, në Bibliotekën e Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.

Denoncimet e vazhdueshme të Partisë Demokratike kanë ndryshuar planet e PS-së për bashkinë e Shkodrës, ku i zgjedhuri Valdrin Pjetri nuk do të ketë mundësinë të ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë.

Sot do të diskutohet edhe lidhur me afatet e qëndrimit në detyrë të kryetares aktuale. Por Këshilli Bashkiak nuk mund të zgjedhë një kryetar të ri, pasi nuk ka fuqi ligjore të konstatojë  përfundimin e mandatit të kryetares aktuale nga radhët e PD, Voltana Ademin.

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi  e ka konsideruar të jashtëligjshme mbledhjen e thirrur nga prefekti, për konstituimin e këshillit bashkiak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *