Një 20-vjeçar nga Ohio arrestohet me pretendimin për sulm ndaj një qendre hebreje, thuhet në kumtesën e FBI-së. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka njoftuar se agjencitë e zbatimit të ligjit kanë parandaluar një sulm potencial terrorist nga supremacisti i bardhë ndaj një qendre komunale hebreje duke arrestuar një 20-vjeçar nga Ohio i cili pretendohet se ka publikuar planin e të shtënave në rrjetet sociale.
Pasi u njoftua nga policia e Ohio-s, FBI hetoi rastin dhe të premten bastisi shtëpinë e James Reardon Jr ku gjeti një arsenal me armë, thuhet në kumtesën e FBI-së.
“Kjo po konsiderohet si hetim që vijon, më shumë detaje nuk mund të japim në këtë kohë”, thuhet gjithashtu në kumtesë.
Reardon u kap pasi postoi në llogarinë e tij në Instagram një video ku ai po gjuante me armë me një titull ku shkruhej: “Policia identifikoi sulmuesin e Komunitetit të Familjes Hebraike Youngstown, nacionalistin e bardhë Seamus O’Rearedon”.
Seamus është versioni James nga gjuhët goidelike.