Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Shkodër i drejtohen Bibliotekës: Kriminelë


Vijon protesta e demokratëve dhe mbështetësve të PD-së në Shkodër, kundër krijimit të këshillit të ri bashkiak të dalë nga votimi i 30 qershorit, pas dorëheqjes së të zgjedhurit si kryebashkiak, Valdrin Pjetri.

Protestuesit janë zhvendosur nga prefektura në drejtim të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku pritet që PS të konstituojë Këshillin Bashkiak. Ata thërrasin: “Kriminelë e komunistë”, “Rama ik”.

Protestuesit kanë paralajmëruar se marshimi i tyre do të jetë paqësor, megjithatë Policia e Shtetit ka marrë masa duke formuar kordonin dhe perimetrin e sigurisë para bibliotekës.

Disa të rinj e të reja kanë rrethuar Bibliotekën e Universitetit me një shirit të verdhë, ashtu siç vepron policia në rastet kur rrethon një vend ku ndodhin ngjarje kriminale. 

Ata e kanë konsideruar krim, skenarin e qeverisë, e cila detyron Këshillin e ri Bashkiak të Shkodrës të shpallë mbarimin e mandatit të kryebashkiakes Voltana Ademi dhe të bëjë zëvendësimin e saj me një nga nënkryetarët.

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia tha në një prononcim për “News 24” se protesta është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj farsës.

“Është një përgjigje e jashtëzakonshme e qytetarëve të Shkodrës ndaj kësaj farse të madhe që ka filluar më 30 qershor me ato votime pa të drejtë zgjedhje që iu imponuar qytetarëve”, deklaroi Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *