Tensione në Shkodër, protestuesit përplasen me policinë


Tensionohet situata në protestën që po mbahet përpara Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku mbahet mbledhja për  konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të bibliotekës, ndërsa janë ndeshur me forcat e policisë. Disa prej tyre madje kanë hedhur shishe plastike në drejtim të kordonit të policisë.

Protestuesit kishin paralajmëruar se marshimi i tyre do të ishte paqësor, megjithatë Policia e Shtetit mori masa duke formuar kordonin dhe perimetrin e sigurisë para bibliotekës.

Ndërkohë në ambientet e bibliotekës po mbahet mbledhja e këshillit bashkiak.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *