Ndërkohë që jashtë protestohet, në bibliotekën e universitetit “Luigj Gurakuqi” ku po konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndodhet edhe deputeti Tom Doshi.
Ai përfaqëson Partinë Social Demokrate me 9 këshilltarë dhe po mbikëqyr punimet e këshilltarëve që janë vetëm socilistë dhe aleatët e tyre.
Kujtojmë se Doshi u pa përkrah kryeministrit edhe para takimit elektoral në qytetin verior, kur Rama do të prezantonte kandidatin e përbashkët, Valdrin Pjetri.