Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Blerja e Groenlandës është interes strategjik i SHBA-së


Pak ditë më parë Trump deklaroi se sheh me interes blerjen e ishullit që kontrollohet nga Danimarka, dhe vetëm pak ditë më pas, Presidenti i SHBA e sheh si strategjike blerjen e Groenlandës.

Groenlanda…nuk e di, kam folur për të. Danimarka e zotëron atë. Ne jemi aleatë shumë të mirë me Danimarkën. Ne mbrojmë Danimarkën si pjesë të tjera të botës. Ndaj edhe koncepti ka dalë në bisedime, dhe unë kam thënë se sigurisht është interesante nga aspekti strategjik dhe ne jemi të interesuar. Por duhet të flasim me ta. Ajo që mund t’ju them, sidoqoftë, është se blerja e Groenlandës nuk është lart në agjendë”, shprehet Trump.

Sipas Trump, bëhet fjalë në thelb për një marrëveshje të madhe të tipit të pronave të paluajtshme, fushë në të cilën ai është i specializuar. Mund të bëhen shumë gjëra – thotë ai duke nënvizuar se Groenlanda po e dëmton Danimarkën jo pak.

“Danimarka humbet thuajse 700 milionë dollarë në vit për ta menaxhuar atë. Ata e konsiderojnë këtë një humbje të madhe dhe për shtetet e bashkuara, blerja e Groenlandës do të ishte diçka e mirë në aspektin strategjik”, shtoi Trump.

Groenlanda është ishulli më i madh në botë pavarësisht se ka vetëm 56 mijë banorë dhe në pjesën më të madhe të tij është i mbuluar nga akujt.

Përgjigjia e Groenlandës pas lajmit të ËSJ ishte se vendi është i hapur për bashkëpunim por jo për shitje. Sidoqoftë, kjo është tentativa e dytë për blerjen e ishullit nga SHBA, pas asaj të Harry Truman, në 1946, që i kishte ofruar Danimarkës një vlerë prej 100 milionë dollarësh.

SHBA ka precedentë në blerjen e tokave; në shekullin e 19 ajo bleu nga Rusia Alaskën. Sipas Washington post, ishulli i Groenlandës, në ditët e sotme, do të mund të kushtonte rreth 1,7 trilionë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *