Vendosni fjalën kyçe....

“Turp, ik”, protestuesit i sulen nga pas deputetit Tom Doshi


Në përfundim të mbledhjes ku u ngrit Këshilli Bashkiak i Shkodrës, protestuesit jashtë ambienteve të bibliotekës së Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ i kanë pritur me irritim këshilltarët dhe deputetët që po dilnin.

Protestuesit kanë hedhur shishe me ujë në drejtim të tyre ndërsa i kanë ndjekur nga pas. Këshilltarët dhe deputetët janë shoqëruar nga efektivë të policisë në mënyrë që të mos kishte incidente.

Ndërkohë që zyrtarët e tjerë kanë arritur të largohen nëpër makina, deputeti Tom Doshi ka vijuar të ecë në këmbë dhe të ndiqet nga protestuesit e nervozuar të cilët bërtasin: Turp, turp! Mbështetës të Doshit si dhe policia kanë tentuar të ndalojnë protestuesit t’i afrohen deputetit. Një incident me një nga oficerët e policisë ka ndodhur në ato çaste, çka i ka mundësuar Doshit t’i zhduket protestuesve nga sytë. Askush nuk e ka kuptuar nëse Doshi u largua me makinë, apo u fut në ndonjë kafene aty pranë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *