Vendosni fjalën kyçe....

Vodhën 60 mijë euro dhe bizhuteri në Itali, goditet banda shqiptare


Dy persona janë arrestuar në Dibër, pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në grabitjen e një avokati italian.

Të arrestuarit janë një 38-vjeçar me inicialet B. Gj., dhe 32 vjeçari me inicialet Q. A. (M).

Këta persona dyshohen se në maj te ketij viti në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro. Ato ndodheshin në kasafortë.

Ndërkohë policia italiane ka arrestuar edhe pjesëtaren e tretë e grupit, një grua 49-vjeçare nga Dibra me inicialet H.R.

DETAJET E POLICISË

Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Kapen në Peshkopi nga Policia e Dibrës dy shtetas dhe në të njëjtën kohë kapet në Itali, nga Policia Italiane edhe pjesëtarja e tretë e grupit, një shtetase nga Dibra.

Në kuadër të operacionit të përbashkët policor të koduar ‘Korabi’, zhvilluar ndërmjet Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, si rezultat i shkëmbimit të shpejtë të informacioneve të Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tirana me Zyrën Ndërlidhëse të Oficerëve Italianë në vendin tonë dhe Divizionit të 3-të të Interpol Roma, nga Policia e Dibrës, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve në kërkim ndërkombëtar:

  1. GJ., 38 vjeç, dhe Q.A.(M), 32 vjeç, lindur dhe banues në Dibër.

Gjithashtu, në Fiano Romano/Itali, u bë arrestimi i shtetases shqiptare H.R., 49 vjeçe, lindur dhe banuese në Dibër.

Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Rieto/Itali me vendimin e datës 25.06.2019, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprat penale ‘Organizatë kriminale’, ‘Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim’, ‘Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit’ dhe ‘Mbajtja e sendeve të vjedhura’, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datën 04.05.2019, në zonën Fiano Romano/Itali, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur nëpërmjet përdorimit të armëve në banesën e shtetasit italian A.L., një sasi bizhuterish dhe shumën 60.000 euro, që ndodheshin në kasafortën e këtij shtetasi dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të vjedhur.

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe të vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer në Itali nga ky grup.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma po vijojnë procedurat për ekstradimin drejt Italisë të  dy shtetasve të kapur dhe arrestuar nga Policia e Dibrës.

© SYRI.net

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *