Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken dy vajza të huaja në Alpet Shqiptare


Dy turiste, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur diku mes Alpeve Shqiptare. Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi Admir Lalic, kërkon ndihmë nga njerëzit që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e vajzave të njoftojë autoritetet.

 “E gjitha që dimë është se ato janë futur në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre në 13 gusht. Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur. Makinën e tyre e gjetëm në një parking në komunën e Plavës”,  shkruan Lalic.

Drejtori për Parqet Kombëtare kërkon që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të gjenden diku mes malave në Kosovë, Shqipëri apo Mal të Zi.

“Ju lutemi përhapni fjalën dhe le të shpresojmë se ato janë diku në malet e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ju lutemi kontaktoni autoritetin lokal të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre.”, përfundon Lacic.

Njëra nga vajzat quhet Agata Patyczek, ndërsa tjetra Laura Sophie Veronika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *