Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi te Berisha: Pushuesit në Sarandë i presin veshin para 5 policëve


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi disa ditë më parë në Porto Palermo, të tjera denoncime vijnë lidhur me pronnarët e restoranteve, shërbimin dhe sjelljen e tyre ndaj klientëve.

Berisha thotë se pronari i një restoranti në Sarandë, i ka prerë veshin një klienti.

“I presin veshin turistit ne Sarande! Narkopolicia mbulon krimin!l Lexoni mesazhin trondites te qytetarit dixhital. “, shkruan Berisha.

Qytetari thotë se gjatë incidentit kanë qenë të pranishëm pesë punonjës policie, por asnjëri nuk ka bërë asnjë përpjekje për kapjen e autorit.

“Pershendetje Doktor, duke u gdhire e hena ne bar Orange Sarande pronaret e lokalit te cilet ju vete i keni denoncuar ne disa raste i kane prere veshin nje klienti para lokalit, ne prezence te policise. Qytetari ka shkuar pa vesh ne spital dhe veshin ja kane cuar me vone. Ne prezence ka qene jo pak por 5 polica te cilet nuk kane identifikuar asnje person qe ka kryer krimin, me justifikimin se pas ngjarjes jane marre me te lenduarin (personin te cilet ju pre veshi) per ta shoqeruar ne spital dhe nuk kane mundur te kapin autoret”, shkruan qytetari.

Incidenti në Porto Palermo, ku pronari i një restoranti iu hodh sipër furgonit me turistë spanjollë ka shkaktuar debat në opinionin publik lidhur me imazhin që përçojnë për Shqipërinë ngjarje të tilla.

Ndërkohë që disa kritikojnë ashpër Mihal Kokëdhimën dhe të tjerë ngrenë dyshime mbi turistët spanjollë dhe dy shoqëruesit shqiptarë, shumë qytetarë kanë shprehur rezervat e tyre lidhur me sjelljen ndaj klientëve në lokalet dhe hotelet shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *