Vendosni fjalën kyçe....

Firmosi testamentin dy ditë para vdekjes, kujt ia besoi pasurinë Jeffrey Epstein


Miliarderi Jeffrey Epstein ka nënshkruar një testament dy ditë para se të vriste veten në qelinë e tij të burgut në New York.

BBC” shkruan se dokumentet e gjykataës të paraqitura javën e kaluar në Ishujt e Virgjër të Sh.B.A.-së e vlerësuan pasurinë e Epsteinit në më shumë se 577 milion dollarë (475 milion) por nuk dhanë detaje të përfituesve.

Detajet e testamentit u raportuan për herë të parë nga New York Post, ku tregohet se kujt ia beson Epstein pasurinë.

Epstein vdiq ndërsa ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafik seksi dhe për komplot. Epstein u deklarua i pafajshëm për akuzat ndaj tij dhe po mbahej pa kusht. Ai do të përballej deri në 45 vjet burg nëse dënohej.

Ish-financieri ia besoi të gjitha pronat e tij një entiteti të quajtur Trusti i 1953, sipas një kopje të testamentit të botuar nga Neë York Post. Ai e firmosi testamentin më 8 gusht.

Asnjë detaj për trashëgimtarët nuk është përfshirë në dokument, ku renditen si pasuri më shumë se 56 milion dollarë në para, më shumë se 14 milion dollarë në investime me të ardhura fikse dhe më shumë se 18 milion dollarë në “asete aviacioni, automobila dhe anije”.

Koleksioni i arteve të bukura, antiket dhe vlera të tjera të Epsteinit nuk duhet të vlerësohet, thotë dokumenti. Disa nga viktimat e supozuara të Epsteinit kanë thënë se ata do të shkojnë pas pasurive të tij për dëmet pas vdekjes së tij.

Avokatët e Epsteinit, Darren K. Indyke dhe Richard D. Kahn, u emëruan si ekzekutivë kryesorë të pasurive dhe pritet të marrin nga 250,000 dollarë të pasurisë 577 milion dollarë për përpjekjet e tyre.

Por dokumenti tregon se Epstein futi edhe një tjetër në testament, në rast se Indyke dhe Kahn nuk mund të kryejnë detyrat e tyre: Boris Nikoliç, një imunolog dhe sipërmarrës bioteknologjik.

Thuhet se Nikoliç “u trondit” kur mësoi se ishte i listuar në testamentin, që tregon që e gjithë prona personale e Epsteinit duhet të shkonte tek besimtarët e një entiteti misterioz të quajtur Trusti i 1953.

“Unë nuk u këshillova për këto çështje dhe nuk kam qëllim t’i përmbush këto detyra”, tha ai në një deklaratë për Bloomberg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *