Vendosni fjalën kyçe....

Ishte dënuar në Shqipëri për drogë, i riu arrestohet në Itali


Policia italiane ka ndaluar një shqiptar 21 vjeç në Rimini, pasi rezultonte në kërkim në Shqipëri.

I riu nga Shqipëria ishte kapur me drogë dhe gjykata e ka dënuar atë për trafik të lëndëve narkotike me 5 vjet heqje lirie. Shqiptari ishte arrestuar në vendin e tij, pasi në banesë i ishte gjetur drogë, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Karabinierët e dërguan atë në burgun e Casetti në Rimini, nga ku pritet që të ekstradohet drejt vendit tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *