Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Durrës. Ngjarja ka ndodhur tek ish-Rajoni Policisë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë aspiratori i cili ishte lënë për një kohë të gjatë ndezur.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar pasi pronarët nuk kanë qenë aty. Kryefamiljarët kishin qenë në punë dhe fëmijët e tyre tek të afërmit, ndërsa brenda ndodhej vetëm qeni i tyre.
Familja e cila jetonte në këtë banesë ishte me qira. Kanë qenë banorët në banesat e tjera që kanë njoftuar zjarrfikësit pasi kanë parë tymin në banesën e komshinjve të tyre.
Zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.