Një person ka marrë peng pasagjerët në një autobus në Brazil. Policia e armatosur ka rrethuar automjetin dhe ka filluar negociatat me të dyshuarin.
“RT” shkruan se është e paqartë saktësisht se sa pengje ndodhen në autobus, por burri i armatosur raportohet se ka liruar pesë pengje deri tani pas rrethimit të policisë.
Në mediat braziliane qarkulloi një informacion se rrëmbyesi ishte një ish-oficer i policisë ushtarake por kjo është mohuar nga policia.
Mediat lokale thonë se i dyshuari është i armatosur dhe ka kërcënuar t’i vërë flakën autobusit të parkuar në mes të urës Rio-Niteroi.
Situata filloi pas orës 6:30 të mëngjesit le, kur i dyshuari e detyroi shoferin të mbante krahun dhe të parkonte në mes të urës.
Njësitë nga Policia e Autostradës Federale, Policia Ushtarake dhe Batalioni i Operacioneve Speciale të Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Passageiros descem de ônibus e voltam a pé para Niterói por causa de sequestro na Ponte Rio-Niterói
SAIBA + EM https://t.co/8Knjm1YRkv pic.twitter.com/6YUiXobQ62
— Jornal O Dia (@jornalodia) August 20, 2019
“Në fillim, ai e quajti veten oficer të policisë ushtarake dhe ne ende jemi duke negociuar për të liruar më shumë peng sepse ne ende nuk e dimë se cili është qëllimi i tij i vërtetë në këtë çështje,” tha zëdhënësja e Policisë Federale Sheila Sena.
Njerëzit që u ndodhën me makina në vendngjarje, janë detyruar të braktisin automjetet e tyre dhe të evakuojnë skenën në këmbë.
https://www.youtube.com/watch?v=qfMDxnQ1oN4