Presidenti i vendit Ilir Meta ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Meta i uroi suksese Gjeloshajt gjatë mandatit të tij, ndërsa shtoi se fitorja e tij është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.
Kreu i Shtetit i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të këtij vendi mik dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.