Një helikopter është rrëzuar në Greqi dhe i ka marrë jetën 3 personave.
Aksidenti ka ndodhur me zonës së Poros dhe Galatas.
Sipas mediave greke, në helikopter po udhëtonin dy shtetas rusë, të cilët humbën jetë nga përplasja.
Shkak i rënies në det të helikopterit ka qenë kontakti i tij me një kabllo të energjisë elektrike. Ndërkohë, trupat e viktimave janë nxjerrë nga deti dy orë pas aksidentit.
Helikopteri që u rrëzua po fluturonte nga Galata drejt aeroportit ndërkombëtar të Athinës.