Kryetari i Bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi njihet për gafat e tij tashmë të shpeshta në publik.
Njëherë i merr këngës për Enver Hoxhën dhe njëherë tjetër ngatërron fjalë të cilat japin kuptime të ndryshme. Këtë herë në repertorin e gafave të Tërmetit shtohet një deklaratë ku duke u mburrur mbi cilësinë e punëve të Bashkisë në vend të përdorë fjalë të tjera nga fjalori i gjuhës shqipe zgjedh të përdorë fjalën por*ë..
“Përveç investimit të kalasë ne shumë shpjet do të fillojmë dhe do të mbarojmë në një kohë rekord, dhe ky është një sukses i bashkisë së Tepelenës. Se nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur. Këtë nuk e them as për por**ë është një fakt konkret”-tha Peçi.
Ndërsa herët e tjera Tërmeti i Bashkisë Tepelenë njihet për gafën e tij në një fjalim para zgjedhësve, ku në vend të thoshte fitore plebishitare, tha fitore “publicitare”.
Pas kësaj gafa e rradhës ka qenë një postim në faqen zyrtare në “Facebook” të Bashkisë së Tepelenës. Në shkrim përdorej fjala ‘përpallon’, në vend të asaj përballon.
Kryebashkiaku i Ramës herë pas here bëhet personazh me “bëmat” e tij.
Video ku Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës: