Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e çiftit në Gjirokastër, nis pas 2 vitesh procesi gjyqësor për Apostol Kostën


Gjykata për Krime të Rënda nis sot procesin ndaj Apostol Kostës, i cili akuzohet për vrasjen e çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta në Gjirokastër dy vite më parë.

Procesi është në fazën fillestare, ku janë njoftuar viktimat e procesit dhe seanca e radhës do të zhvillohet në 10 shtator.

Ngjarja ndodhi më 25 tetor të vitit 2017, në lagjen “Palorto” të qytetit. Apostol Kosta kishte konflikte pronësie me kushëririn. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushërit të parë dyshohet se janë shkaku i ngjarjes. 

Pak ditë para ngjarjes, në gjykatë ishte vendosur që 70 vjeccari të prishte shkallët që nisnin nga brenda oborrit të tij por dilnin në atë të fqinjit kushëri.

Në orët e para të mëngjesit të 25 tetorit të 2017-ës, i moshuari shkrepi breshëri kallashnikovi ndaj cifti të bashkëshortëve në oborrin e banesës. 

Ai kishte hedhur drejt banesës së kushëririt edhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plagosur njeri tjetër. Sipas dëshmive të të afërmve gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe pas vrasjes Apostol Kosta tentoi të vras veten.

Në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës. Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një ccift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *