Një zjarr ka rënë këtë mbrëmje në Mashkullorë të Gjirokastrës, duke përfshirë kullotat poshtë fshatit.
Zjarret në kullota dyshohet të jenë të qëllimshme për pastrimin e tyre, ndërsa për të bërë të mundur fikjen e tij kanë shkuar zjarrfikësit e Gjirokastrës.
Për shkak të erës e cila i shton shpejtësinë përhapjes së flakëve, kërcënohen disa banesa të cilat ndodhen pranë kullotave.