Vendosni fjalën kyçe....

46 bashkëpunëtorë në “listën e zezë” të SHBA, Huawei: Vendimi dëmton konkurrencën e lirë


Kompania kineze, Huawei, ka reaguar ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të shtuar në “listën e zezë” edhe 46 bashkëpunëtorë të saj. Huawei tha se vendimi është i “padrejtë” dhe i “motivuar politikisht”, që dëmton konkurrencën në treg.

Vendimi i qeverisë amerikane për të shtuar në “listën e zezë” më shumë bashkëpunëtorë të kompanisë kineze, Huawei është e “padrejtë” dhe e “motivuar politikisht”, që nuk do ta ndihmojë vendin të avancojnë me teknologjinë.

Reagimi vjen nga gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei, në një reagim ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara. Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, deklaroi se licenca e përkohshme për Huawei është shtyrë edhe me 90 ditë për të vijuar të bëjë biznes me kompanitë amerikane. Por, njëkohësisht Zyra e Industrisë dhe Sigurisë në SHBA shtoi edhe 46 bashkëpunëtorë të Huawei në “listën e zezë”. “

Këto aksione dhunojnë principet bazë të konkurrencës së tregut të lirë. Nuk janë në interes të askujt, duke përfshirë edhe kompanitë amerikane”, reagoi Huawei në një deklaratë. Në muajin maj, gjiganti kinez u vendos në të ashtuquajturën “listën e enteve”, që i kufizon kompanitë amerikane të bëjnë biznes me Huawei. Por, më pas qeveria amerikane ofroi 90 ditë shtyrje të këtij vendimi.

“Ndërkohë që ne vazhdojmë ti nxisim konsumatorët që të largohen nga produktet e Huawei, ne e kuptojmë se nevojitet më shumë kohë për të parandaluar çdo çrregullim në treg”, tha Ross. Disa rrjete amerikane, kryesisht rurale, përdorin pajisjet e Huawei, ndërsa shumë kompani teknologjike amerikane sigurojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave nga gjiganti kinez.

Ross përsëriti shqetësimin e tij se, Huawei përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare. SHBA ka pohuar se pajisjet e Huawei mund të përdoren nga qeveria kineze për të spiunuar amerikanët, pretendime që kompania i ka mohuar vazhdimisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *