Vendosni fjalën kyçe....

Debatet për BREXIT, Boris Johnson takohet sot me Angela Merkel


Kryeministri i ri britanik Boris Johnson do të takojë më vonë gjatë ditës së sotme, kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

BBC” shkruan se gjatë këtij takimi, Johnson pritet të ritheksojë thirrjen e tij për të prishur planin e sigurisë nëse BREXIT kalon pa marrëveshje.

Kryeministri ka thënë që marrëveshja për të shmangur një kufi të vështirë në Irlandën Veriore është “antidemokratike” dhe duhet të hiqet për të siguruar një marrëveshje të Brexit.

Por BE-ja ka hedhur poshtë mundësinë e ndonjë ndryshimi në plan. Johnson tha që përgjigja e BE-së ndaj kërkesave të tij ishte “pak negative”.

Megjithatë ai tha që ai do të hynte në bisedimet për BREXIT me shumë energji pasi duhej përë diçka për planin.

Johnson pritet t’i thotë kancelares gjermane Angela Merkel se BE-ja nuk duhet të bëjë gabimin duke besuar se Parlamenti mund të bllokojë në një farë mënyre Mbretërinë e Bashkuar të largohet në afatin e 31 tetorit.

Kryeministri gjithashtu do të ritheksojë që, nëse BE-ja nuk është e gatshme të negociojë, Mbretëria e Bashkuar do të largohet gjithsesi në fund të tetorit.

Duke folur përpara takimit, Merkel tha se mund të gjendej një zgjidhje për çështjen e kufirit irlandez por nga ana tjetër shtoi se nuk do të kishte ndryshime në marrëveshjen e tërheqjes.

Takimi i Johnson me kancelaren gjermane është i pari në një seri bisedimesh me krerët e BE-së. Të enjten, Johnson do të udhëtojë në Paris për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe të shtunën do të marrë pjesë në samitin e G7 së bashku me liderët e tjerë botërorë përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *