Disa të shtëna me armë kanë ndodhur sot në Shkodër, pas të cilave është gjetur i plagosur një person. Policia thotë se i plagosuri është identifikuar si Palok Dodaj. 70-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 21.08.2019, rreth orës 13.10, në oborrin e banesës dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi P.D., rreth 70 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur shteasi P.D. dhe vijon punën nën drejtimin e Prokurorit për sqarimin e plotë të rrethaneve të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Fillimisht qarkulloi informacioni se personi i plagosur ishte gjetur në një kanal.