Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi ndryshimin e vendimit në Apel, kardinali australian dënohet me 6 vite burg


Drejtësia australiane konfirmoi sot në apel dënimin me gjashtë vite burg të kardinalit George Pell, ish-numri tre i Vatikanit, për përdhunim dhe agresion seksual të dy fëmijëve në vitet 1990 dhe urdhëroi mbajtjen e tij në burg.

I veshur me një kostum të errët, kardinali 78-vjeçar u shfaq para Gjykatës së Lartë të shtetit australian të Viktorias në Melburn, duke ulur vazhdimisht kokën kur gjykatësja, Anne Fergusson lexonte vendimin.

Ky vendim është pritur me emocion nga turma e njerëzve që qëndronin jashtë, të cilët e kanë përshëndetur me duartrokitje që janë dëgjuar deri në sallën e gjykimit.

Ish-sekretari i Ekonomisë në Selinë e Shenjtë, 78 vjeç, u dënua me gjashtë vite burg për abuzimin e dy adoleshentëve 13-vjeçarë në katedralen e Melburnit.

Gjykata e Apelit kundërshtoi argumentin e Pell se ky vendim ishte i padrejtë. Ish sekretari i Ekonomisë në Selinë e Shenjtë do të mbetet në burg derisa të ketë të drejtën e lirimit me kusht në tetor 2022.

Dhjetorin e kaluar, gjykata dënoi unanimisht Pell për abuzime seksuale të djemve 13-vjeçarë në Katedralen e Shën Patrikut.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *