Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga dosja famëkeqe “184”, duke ia kaluar atë Prokurorisë së Dibrës.
Kjo me argumentin se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka kompetencë për të zhvilluar hetimet për çështjen pasi në këtë rast, gjykon se s’kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.
Prokuroria e Dibrës pritet të caktojë prokurorin që do të nisë hetimet, pasi prokurorja Esmeralda Cami nuk e ka pranuar çështjen pasi ka lidhje me një nga personat nën hetim.
Kujtojmë se media gjermane “Bild”, publikoi disa audiopërgjime nga dosja “184” mbi krimet elektorale në Peshkopi. Këto përgjime përfshinin deputetë dhe funksionarë të lartë socialistë, të implikuar në blerjen e votave. Emrat e përmendur lidhur me këto përgjime janë: Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri,Bert Aga, Ymer Lala, Gramoz Ruçi e deri tek Blerina Gjylameti.
Dosja 184 është regjistruar për veprat ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje’
Vijon…