Kuvendi i Shqipërisë ka hapur garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Me një njoftim zyrtar, Kuvendi kërkon që në bazë të kritereve aplikantët të kandidojnë për në Kushtetuese.
Pas kandidaturave Kuvendi përcjell listën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i cili bën renditjen dhe e dërgon për përzgjedhje.