Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Financave përgënjeshtron Ademin: Pagesat janë kryer të gjitha


Pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërprerë fondet, vjen një reagim nga Ministria e Financave.

Sipas këtij dikasteri i cili drejtohet nga Anila Denaj, përkundër deklaratave nga Shkodra janë kryer të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e bashkisë Shkodër.

“Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate,   Ministria   e   Financave   dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *