Vendosni fjalën kyçe....

Mitsotakis letër OMONIA-s, përsërit kushtin e tij për negociatat e Shqipërisë me BE-në


Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar me një letër organizatës OMONIA në Shqipëri. Në këtë letër Mitsotakis ka deklaruar se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri përbën kusht paraprak për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

 “Shqetësimi kryesor i qeverisë greke dhe i imi personal është mbrojtja me efikasitet i të drejtave minoritare dhe të pronës të minoritetit kombëtar grek në Shqipëri, çka edhe përbën kusht paraprak për hapjen e negociatave të integrimin të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Mitsotakis.

Sipas kësaj organizate letra është me një rëndësi të veçante politike në referimin e problemeve dhe rolin politik që luan OMONIA.

Në fakt edhe më parë, në disa deklaratë të përsëritura, kryeministri grek e ka paralajmëruar Tiranën zyrtare të tregohet e kujdesshme me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, si dhe të respektojë pronat e tyre, në të kundërt do përballet me veton e Greqisë për sa i përket integrimit në Bashkimin Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *