Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore


Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë tëvdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë. Sipas tëdhënave të publikuara nga INSTATdhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2017 kishte 78 vdekje për 1 milionë banorë, nga 50 qëështë mesatarja e Bashkimit Europian, sipas Eurostat. Kjo ështënjë ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute numri i aksidenteve gjatë 2017-s në Shqipëri ishte 222. Prej këtyre, 173 vdekje janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më tëlartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë. Kështu në vend të parë renditet Bosnje dhe Hercegovina, ku sipas tëdhënave statistikore në2017-n kishte 157 vdekje për çdo 1 milionë banorë. Pasuar nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 107.

Ndërsa ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria me përkatësisht 99.3 dhe 99 vdekje për 1 milionëbanorë atje, sipas Eurostat.

Po kështu shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me njënormë prej 82.8 dhe në Kroaci me 79.7.

Vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanëregjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre. Në Serbi numri i të vdekurve nga aksidentet për 1 milionë banorë ishte 74, ndërsa në Maqedoninë e Veriut përllogaritet rreth 10 më pak.

Në të gjithë Bashkimin Europian gjatë vitit 2017 u regjistruan rreth 25 mijë aksidente, mesatarisht 50 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë.

Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 20.2 të tilla për 1 milionë banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 25.3), Zvicra (me 27.3), Anglia (me 28.2), apo dhe Danimarka (me 30.4), janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2017-s përllogaritet të jetë përkatësisht 55.8 dhe 67.9, sipas Eurostat.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *