Vendosni fjalën kyçe....

“Sony” dhe “Dizney” ndahen, nuk do e shohim më Spiderman në filmat e “Marvel”


Ne mund të mos e shohim më aktorin Tom Holland në filmat e rinj të “Marvel”, sepse nuk është mundur të arrihet një marrëveshje e re mbi personazhin e “Spider-Man”, shkruan “BBC“.

Të drejtat e filmit për superheroin janë në pronësi të “Sony” – dhe ky personazh u shfaq në filmat e “Marvel Studios” (që zotërohet nga Dizney) falë një marrëveshjeje.

“Sony” thotë se shpreson që gjërat “mund të ndryshojnë në të ardhmen”. Në një seri postimesh, “Sony” falenderoi presidentin e Marvel Studios, Kevin Feige për “ndihmën dhe udhëzimin” e tij por shtoi se ishte e zhgënjyer.

” Pjesa më e madhe e lajmeve të ditës së sotme mbi Spider-Man i kanë përshkruar keq diskutimet e fundit rreth përfshirjes së Kevin Feige në ekskluzivitet. Ne jemi të zhgënjyer, por respektojmë vendimin e Disney-t për të mos vazhduar si prodhues kryesor i filmit tonë të ardhshëm të Spider-Man.”, thuhet në një postim.

Spider-Man është një personazh i librit komik të Marvel – por në vitin 1999 kompania “Sony” bleu të drejtat e filmit për superheroin.

Sony bëri pesë filma – tre me aktorin Tobey Maguire dhe dy me Andrew Garfield.

Në vitin 2015 studioja arriti një marrëveshje me Disney dhe Marvel Studios për të sjellë sërish në skenë Peter Parkerin, këtë radhë me aktorin Tom Holland.

Sipas marrëveshjes, “Disney” do të bashkëprodhonte dhe ndante fitimet nga filmat me Spider-Man.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *