Vendosni fjalën kyçe....

Trump premton ulje taksas për fitimet dhe shitjen e aksioneve


Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po shikon mundësitë për të ulur taksat mbi pagat dhe mbi fitimet nga shitja e aseteve, siç janë aksionet. Duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të Rumanisë, Klaus Iohannis, Trump tha se “po mendon për uljen e taksave mbi pagat për një kohë të gjatë”.

Ndërkohë, Washington Post raportoi se administrata amerikane po konsideron një ulje të përkohshme të taksave për të mbështetur ekonominë amerikane, e cila në kohët e fundit ka shfaqur shenja të ngadalësimit. Miliona punonjës në Shtetet e Bashkuara paguajnë taksa mbi fitimet e tyre për të financuar programin e kujdesit shëndetësor dhe programin e Sigurisë Sociale për të moshuarit, i cili siguron pagesat e pensioneve.

Gjithashtu, Trump tha se vendi është shumë larg recesionit dhe Shtëpia e Bardhë ka ulur ndjeshëm taksat. Në fund të vitit 2017, Trump nënshkroi një ulje masive të taksave, të miratuara nga Kongresi që drejtohet nga republikanët dhe që nga ajo kohë ka premtuar se do të vijojë me ndryshme të tjera të mëdha. Por, lufta tregtare me Kinën ka kthyer shqetësimet se ekonomia amerikane po përballet me një ngadalësim, që ka dëmtuar edhe mundësitë që Trump të rizgjidhet president në vitin 2020.

Trump shtoi se nuk ka nevojë për miratimin e Kongresit për të lidhur taksën mbi fitimet nga shitja e aseteve, që ndryshe njihen si fitime kapitale, me inflacionin. Sipas ekspertëve të kodit tatimor, investitorët do të paguajnë shumë më pak taksa ndaj fitimeve kapitale nëse bëhet indeksim me inflacionin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *