Duhet të ndodhte një incident që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të vendoste të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, nën arsyetimin se objekti rezulton pa leje.
Restoranti i Mihal Kokëdhimës, i cili iu hodh sipër fugonit të disa turistëve spanjollë dhe dy shoqëruesve të tyre shqiptarë, po shembet në këto momente nga IKMT.
Ky restorant është 2 mijë metër katror dhe ndodhet në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, dhe pavarësisht se ishte pa leje shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.
“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë.
Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit.
Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit.”, thuhet në njoftimin e IKMT-së.
Kujtojmë se një video e Mihal Kokëdhimës bëri xhiron e mediave sociale javën e kaluar, ku pronari i lokalit shihej në pjesën e përparme të furgonit ku ndodheshin disa turistë spanjollë dhe shoqëruesit e tyre shqiptarë.
Turistët kishin shkruar për të drekuar në restorantin e Kokëdhimës, por pasi kanë porositur kanë bërë debat me pronarin, kanë vendosur të largohen pa paguar. Kokëdhima nuk është përmbajtur por i ka dalë automjetit para duke iu hedhur sipër. Gjykata e Vlorës vendosi për Kokëdhimën “masën e sigurisë” arrest me burg, derisa të gjykohet rasti i tij.
Pas këtij incidenti nisi një hetim financiar mbi restorantin i cili rezultoi pa leje. Pavarësisht se ishte pa leje, ky objekt për vite me radhë e kishte ushtruar aktivitetin e tij por autoritetet vetëm pas incidentit kanë vendosur të ndërmarrin një veprim.
Në sallën e gjyqit kur po jepej masa e sigurisë për të, Kokëdhima tha se “Ramën e ka patur mik”./Hashtag.al