Vendosni fjalën kyçe....

1 milion euro për fituesin e konkursit: Provoni se qyteti ynë nuk ekziston


Bielefeld është një qytet gjerman që daton që nga shekulli 9, ka 340,000 banorë, një universitet, një fortesë mesjetare… por për një kohë të gjatë njerëzit kanë patur dyshime nëse ky qytet ekziston me të vërtetë.

BBC” shkruan se qyteti i Bielefeld tani ka ofruar një çmim prej 1 milion eurosh për cilindo në Gjermani që mund të dëshmojë mos ekzistencën e tij.

Grupi i marketingut të qytetit që zhvillon konkursin, kërkon të hedhë poshtë një teori konspirative 25-vjeçare.

Në vitin 1994, një student i quajtur Achim Held publikoi mesazhin “Bielefeld? Nuk ekziston një gjë e tillë”.

Mesazhi i Held në sistemin e Usenet u bë një shaka e zgjatur në Gjermani, sapo u përhap viralisht. Usenet ishte një sistem mesazhesh në internet në formë forumesh, që nxiti shumë teori konspirative.

Në vitin 2012 edhe kancelarja Angela Merkel përmendi shakanë e famshme për Bielefeld gjatë një ndarje çmimesh në Berlin.

Ajo kujtoi se kishte marrë pjesë në një event në Bielefeld dhe shtoi togfjalëshin në fund ”… kështu që ekzistonka”.

Publiku shpërtheu në të qeshura dhe Merkel vazhdoi: “Kam përshtypjen se kam qenë atje … shpresoj se mund të shkoj përsëri “.

Cilat janë rregullat për garën?

Gjermanët kanë afat deri në 5 shtator të paraqesin provat që Bielefeld “nuk ekziston” në “Bielefeld Marketing GmbH”.

Faqja e konkursit thotë se provat mund të sillen në forma të ndryshme, në foto, video ose tekst.

Harta e qytetit Bielefeld


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *